Ora News - Zbulohet grupi i hajdutëve, në 5 muaj kanë kryer 7 vjedhje me dhunë

Ora News - Zbulohet grupi i hajdutëve, në 5 muaj kanë kryer 7 vjedhje me dhunë

Subscribe në Ora News këtu br Policia e Shkodrës ka zbuluar një grup kriminal të cilët kryenin vjedhje me dhunë. Në pranga u vu një person, ndërsa tre të tjerë u shpallën në kërkim. Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer 7 vjedhje në 5 muaj.br Blutë e Shkodrës thonë se ?pas një punë profesionale hetimore disa mujore, kanë finalizuar me sukses operacionin ?MISSING GIFT? ku si rezultat i tij është bërë i mundur dokumentimi me prova ligjore i autorësisë së disa vjedhjeve me dhunë në Shkodër .br Në pranga u vu shtetasi Klodian Sinaj, 28 vjeç, banues në Shkodër i dënuar më parë për veprat penale ? Vjedhje? dhe ? Armëmbajtje pa leje?. Gjithashtu u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasve O. M, 28 vjeç, T. T. 61 vjeç dhe K.T, 34 vjeç, të gjithë banues në Shkodër.?br Policia thotë se Klodjan Sinaj në bashkëpunim me 28-vjeçarin O.M kryenin vjedhjet dhe më pas i shisnin ato në dyqanin e shtetasve T.T dhe K.T.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2017-07-10

Duration: 00:50

Your Page Title