Report TV - Durrës, sanitaret me tuberkuloz mjeku: Sëmundje e shërueshme

Report TV - Durrës, sanitaret me tuberkuloz mjeku: Sëmundje e shërueshme

Sëmundja e turbekulozit nuk është e rrezikshme për jetën dhe nuk ka vend për të alarmuar situatën.br br Kështu është shprehur shefi i dispanserisë në Durrës, Zyber Pupla, pas lajmit se tre sanitare të spitalit janë prekur nga kjo sëmundje.br br Nga gjendja shëndetësore e punonjëseve sanitare janë ngritur dyshimet se ato janë prekur nga sëmundja ngaqë në repartin infektiv janë shtruar prej kohësh 4 pacientë.br br Mjeku pneumolog Zyber Pupla, se ende nuk janë gjetur mënyrat e infektimit në rastet e punonjëseve sanitare.br br Dy prej sanitareve të Durrësit janë shtruar në Sanatoriumin e Tiranës, kurse pacientët që janë në Durrës po i nënshtrohen mjekimit që ka dhënë shefi i dispanserisë.br br Burime nga spitali kanë bërë të ditur se mjekimi për sëmundjen e turbekulozit zgjat deri në 6 muaj dhe është sëmundje e shërueshme 100 përqind.


User: Report TV

Views: 2

Uploaded: 2017-07-10

Duration: 01:19

Your Page Title