Ora News – Rama: Jemi partia e reformave, drejtësisë deri në fund

Ora News – Rama: Jemi partia e reformave, drejtësisë deri në fund

Subscribe në Ora News këtu br Në mitingun e fundit për Tiranën përpara se Shqipëria t?i drejtohet kutive të votimit, kryeminsitri Edi Rama u zotua se administratën publike do ta bëjë ashtu si policinë e shtetit, për të cilën përgëzoi ish-ministrat Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafaj për transformimin e saj.br Rama: Policia e shtetit, institucioni më qesharak, më i pabesueshëm bashkë me gjykatat dhe prokuroritë 44 muaj më parë. Sot është institucioni më i besueshëm i shqiptarëve falë Saimir Tahirit, dhe falë më pas Fatmir Xhafës. Si e bëmë ne policinë e shtetit? Ashtu sic duam të bëjmë edhe administratën shtetërore në vitet që vijnë duke i prerë rrugën influencave të të gjitha partive të pushtetit dhe duke ia kthyer policinë e shtetit, ligjit.br Rama preku dhe ekonominë, duke thënë se në këto 4 vite janë regjistruar rreth 47 mijë biznese më shumë si dhe janë hapur 641 kantiere në kaudër të rilindjes urbane.br Rama: Pse janë sot këta kaq të acaruar, me gjithë reformat që kanë bërë themelet e shtetit? Atëherë kemi të drejtë të mendojmë se na i kanë dhënë vetëm për të mos u larguar nga tepsia e pushtetit. Ne jemi në këtë betejë që porta e drejtësisë të cilën e hapi vetëm PS të mos mbyllet, që vettingu të zbatohet deri në fund nga socialistët dhe demokratët. Jo një votë për bindjet, por një votë kuq e zi për dinjitetin e cdo njeriu që shkon në një zyrë shteti.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2017-07-10

Duration: 03:02

Your Page Title