Ora News – Goditet grupi kriminal i drogës dhe falsifikimit të dokumentave, 5 në pranga

Ora News – Goditet grupi kriminal i drogës dhe falsifikimit të dokumentave, 5 në pranga

Subscribe në Ora News këtu br Policia e Korçës ka goditur një grup të strukturuar kriminal të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike sid he falsifikimit të dokumentave.br br Në pranga u vunë pesë persona dhe u sekuestruan 25 Kg lëndë e dyshuar Cannabis Sattiva, aparate lojrash fati, si edhe zbulohet një laborator i falsifikimit të dokumentave.br br "Drejtoria Vendore e Policise Korçë, Sektori Kundër Narkotikiëve dhe Trafiqeve, Sektori Kundër Krimit Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, kanë finalizuar me sukses operacionit ?Euro Kart? në kuadër të procedimit penal Nr 570 viti 2017 të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale ?Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave? neni 1892 e 25 i Kodit Penal, ?Falsifikimi i dokumenteve? neni 1862 e 25 i Kodit Penal, ?Falsifikimi i dokumenteve shkollore? neni 187 i Kodit Penal, ?Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve ? neni 1902 e 25 i Kodit Penal dhe ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve? neni 2832 i Kodit Penal. Këto hetime kanë filluar në muajin Maj 2017 për personat e përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Për dokumentimin ligjor të veprës penale për këtë procedim penal janë përdorur metodat special të hetimit", sqaron policia.


User: Ora News Lajme

Views: 5

Uploaded: 2017-07-10

Duration: 00:47

Your Page Title