Zgjedhjet e 25 qershorit, Report TV televizioni më i ndjekur

Zgjedhjet e 25 qershorit, Report TV televizioni më i ndjekur

Televizionet informative mundën televizionet e mëdha gjeneraliste, në natën e gjatë zgjedhore të 25 qershorit.br br Sipas kompanisë Telemetrix, që mat audiencën në mënyrë të pavarur, publiku i telespektatorëve u përqëndrua në kanalet informative të cilët dhanë të parët dhe më mirë nga të gjithë rezultatet zgjedhore. ReportTv u ndoq nga publiku jo vetëm si një televizion informativ profesional dhe i shpejtë në dhënien e informacioneve, por si i vetmi që bashkë me rezultatet e 2017 dhe projektimet e mandateve, i ofroi teleshikuesve edhe një krahasim në kohë reale me rezultatet e 2013.br br Kjo gjë bëri që Report TV të ishte televizioni më i ndjekur në Shqipëri, kur gjatë gjithë natës vinte fluksi i madh i rezultateve zgjedhore, të cilat nxorrën në pah se Partia Socialiste kishte arritur kufirin e 71 mandateve. Siç shihni në këto grafikë, viza e kuqe tregon pozicionin e Report TV më lart se televizionet e tjera konkurrente.br br Rekord audience për Report TV edhe në web dhe në rrjetet sociale, ku për të disatën herë, televizioni dhe webi Shqiptarja.com u renditën leader në klikime.


User: Report TV

Views: 3

Uploaded: 2017-07-10

Duration: 01:23

Your Page Title