Ora News – AP artikull fitores së PS, i referohet dhe sondazhit IPR Marketing e Ora News

Ora News – AP artikull fitores së PS, i referohet dhe sondazhit IPR Marketing e Ora News

Subscribe në Ora News këtu br Partia Socialiste ka përmbushur parashikimet e sondazheve dhe do të qeverisë e vetme për katër vitet e ardhshme, pa nevojën për një koalicion.br Kështu shkruan agjensia prestigjioze amerikane e lajmeve Associated Press, që i referohet në këtë artikull exit poll-it të suksesshëm të IPR Marketing në bashkëpunim me Ora News, që edhe një herë tjetër sollën për publikun shqiptar një parashikim të saktë të rezultatit të zgjedhjeve që me mbylljen e procesit të votimit, duke qëndruar kështu në pararojë, si asnjë media tjetër.br Partia Socialiste siguron kështu një mandate të dytë në zgjedhjet e përgjithshme, përcjell Associated Press, duke fituar një shumicë të ndenjëseve në parlament, në një kohë kur edhe pak kuti na ndajnë nga rezultati përfundimtar. Zgjedhjet, sipas agjensisë amerikane, u panë si një pikë kryesore referimi për dëshirën e Shqipërisë për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.br Me rreth 48 të votave, Partia Socialiste do të mbajë 74 vende në parlamentin me 140 ndenjëse, ndërkohë që demokratët e Lulzim Bashës do të mjaftohen me 43 vendet e marra nga 29 e votave të grumbulluara. LSI vjen e treat me 19 ndenjëse, ndërkohë që vetëm një mandate më parë, bashkëqeveriste në koalicion me socialistët.br Associated Press përcjell se pjesëmarrja në këto zgjedhje parlamentare ka qëndruar në nivelin 46.6, 7 pikë më poshtë se pjesëmarrja e vitit 2013.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2017-07-10

Duration: 02:03

Your Page Title