Ora News – Komisioneri Hahn prezanton projektin e ri për Ballkanin Perëndimor

Ora News – Komisioneri Hahn prezanton projektin e ri për Ballkanin Perëndimor

Subscribe në Ora News këtu br Komisioneri për Politikat Europiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit pranë Bashkimit Europian Johannes Hahn dhe Drejtori i Zyrës së ODIHR-it Michael Georg Link prezantuan sot një projekt të ri për të mbështetur zgjedhjet demokratike në vendet e Ballkanit Perëndimor.br Projekti 3-vjeçar do të implementohet nga ODIHR-i dhe do të mbështesë Shqipërinë, Bosnjen dhe Hercegovinën, ish-republikën jugosllave të Maqedonisë, Malin e Zi dhe Serbinë në përpjekjet e tyre për të ndjekur rekomandimet e vëzhgimit të zgjedhjeve në fushat që lidhen me menaxhimin e zgjedhjeve, regjistrimin e votuesve dhe sjelljen e mediave gjatë fushatave zgjedhore.br Komisioneri Hahn e ka vlerësuar këtë marrëveshje si një shenjë të angazhimit të madh për të ndihmuar Ballkanin Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Komisioni, sipas Hahn mbetet i fokusuar në bazat fillestare në procesin e zgjerimit dhe në vlerat që e mbështesin atë. Për Hahn, demokracia, besueshmëria dhe stabiliteti i organeve të zgjedhura varen qartë nga procese zgjedhore të lira dhe të ndershme, ku ODIHR jep kontribut të rëndësishëm.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2017-07-10

Duration: 01:26

Your Page Title