Report TV - E rrallë,breshka fluturuese bie në rrjetat e peshkatarëve në Orikum

Report TV - E rrallë,breshka fluturuese bie në rrjetat e peshkatarëve në Orikum

Një krijesë e rrallë e njohur si breshka fluturuese ka rënë në rrjetat e peshkatarëve në bregdetin e Vlorës në zonën e Orikumit.br br Breshka pagëzohet me emrin Vlorabr Biologët e kanë pagëzuar me emrin ?Vlora?, breshkën që sipas tyre ishte 20 vjeç dhe peshonte rreth 10 kilogramë.br br ?Chelonia mydas? është emri i këtyre breshkave barngrënëse që mund jetojnë deri në 100 vite dhe të arrijnë deri në 500 kilogramë.br br Biologët pasi studiuan krijesën e rrallë e matrikulluan dhe e pajisën me një sinjal që do vijojë të mbajë nën vëzhgim zonat ku ajo noton.br br Ky është rasti i dytë që në ujërat e Vlorës kapet një breshkë e tillë. Sipas sinjalit që transmeton mendohet se breshka e kapur para katër viteve dhe e lëshuar sërish në ujë vijon të jetë ende në detet tona.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2017-07-10

Duration: 01:49

Your Page Title