Ora News – Bregu: Gara për kryetar njësoj sikur Basha të hynte në votime pa Kod Zgjedhor

Ora News – Bregu: Gara për kryetar njësoj sikur Basha të hynte në votime pa Kod Zgjedhor

Subscribe në Ora News këtu br Deputetja e Partisë Demokratike Majlinda Bregu thotë se dorëheqja e Lulzim Bashës nuk është qëllim në vetvete, por se kërkesa e saj është heqja dorë nga një qasje qorre dhe shurdhe e drejtimit të funksionimit të PD-së. Bregu thotë se përpjekja për të imituar Sali Berishën është dërgimi i PD-së në greminë, pasi sipas saj, ai mbetet një lider i papërsëritshëm.br ?Të pretendosh ta drejtosh PD-në si Sali Berisha, pa qenë ti vetë Sali Berisha, do të thotë të gënjesh vetën e të marshosh verbërisht drejt greminës?, shkruan ajo.br Duke shpallur garën për kryetarin e ri të partisë në muajin korrik, Bregu e konsideron të gabuar, duke dhënë edhe disa arsye.br ?Prandaj po ju them përsëri: PO GABONI! Të shpallësh një garë në mbi 40 grade, tamam kur dynjaja se ka mendjen fare tek ky hall dhe ta bësh këtë, pa bërë një mbledhje të të paktën atyre që u fshinë e atyre që u graduan në një mesnatë, pa përcaktuar në një udhëzim se cilat janë garancitë për kandidatët që do hyjnë në garë, pa caktuar standardet për zgjedhje të lira e të ndershme brenda partisë tënde, është jo demokratike! Është njëlloj sikur Lulzim Basha të hynte në zgjedhje parlamentare pa Kod Zgjedhor! Më e pakta! Ta konceptosh këtë moment si momentin kur PD-ja duhet të ndahet: me Lulzimin ?e ngrirë?apo kundër Lulzimit ?të shkrirë?, është gabim.br Bregu shprehet se PD ka marrë 190 mijë vota më pak dhe rezultati është më i zi se në 1997.


User: Ora News Lajme

Views: 2

Uploaded: 2017-07-10

Duration: 01:19

Your Page Title