Report TV - Topalli: S'do lejojmë garë false në PD, marrim në dorë fatet e partisë

Report TV - Topalli: S'do lejojmë garë false në PD, marrim në dorë fatet e partisë

Ish-numri dy i Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, akuzoi Lulzim Bashën gjatë një konference për shtyp se është ai përgjegjës për humbjen e thellë në 25 qershor. br br Topalli tha se kryedemokrati ka shpallur një garë për kryetarin e ri, e cila sipas saj është false, pasi nuk janë respektuar forumet drejtuese të PD.br br Topalli i kërkoi Bashës të tërhiqet dhe të mbajë përgjegjësi për humbjen, pasi në të kundërt, paralajmëroi ajo, demokratët do marrin në dorë fatet e PD-së. br br "Rezultati fatal dhe mungesa e 200 mijë votave bëjnë që situata për PD të jetë edhe më e rëndë.br br Lulzim Basha ka filluar nisjen e një procesi anti-statuor për t?i imponuar PD një garë të rreme për kreun e PD, duke e bërë të nxituar, joserioze, po kërkon të mbajë peng partinë dhe të grabisë një mandat të ri drejtues, po tenton t?i shmanget përgjegjësisë për humbjen katastrofale të PD në këto zgjedhje, po kërkon të shndërrohet nga humbës në fitimtar.


User: Report TV

Views: 3

Uploaded: 2017-07-10

Duration: 02:43

Your Page Title