Operacion masiv - Çako ngjet RENEA-n në Dukagjin, asgjeson 920 bimë kanabis

Operacion masiv - Çako ngjet RENEA-n në Dukagjin, asgjeson 920 bimë kanabis

Subscribe në Ora News këtu br Asgjesohet një sasi e konsiderueshme kanabisi në Dukagjin. Forcat RENEA kanë mundur të asgjesojnë 920 bimë kanabisi në një terren me rrezikshmëri të lartë, pasi ishin evidentuar më herët nga patrullimi nga ajri i Policisë së Shkodrës.br Bimët u gjetën të kultivuara në Luginën e Qershisë në Shosh. Forcat RENEA kanë rrezikuar jetën në një terren super të vështirë dhe është dashur ndihma e helikopterit për largimin e tyre pas operacionit.br Për të ndjekur operacionin ka shkuar në Dukagjin, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako, Drejtori i Departamentit të Sigurisë Altin Qato dhe Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër Gjovalin Loka.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2017-07-10

Duration: 01:04

Your Page Title