Report TV - Ngrihet Instituti Çabej në vilën e trashëguar të familjes

Report TV - Ngrihet Instituti Çabej në vilën e trashëguar të familjes

Është themeluar mbrëmjen e së shtunës në një vilë të veçantë në rrugën ?Qemal Stafa? në Tiranë Instituti Çabej.br br Briken Çabej, vajza e gjuhëtarit të shquar është trashëgimtarja e kësaj vile të vjetër me një oborr të vogël e kopsht të bukur.br br Ajo e ka rijetëzuar vilën duke i ruajtur identitetin dhe i dha vulën përfundimtare ?Instituti Çabej?.br br Studiues, gjuhëtarë, historianë dhe personalitete të njohura të historisë kanë qenë të pranishëm në promovim.br br Pothuajse të gjithë janë në një mendje e të emocionuar. Moikom Zeqo e konsideroi ngritjen e këtij instituti me rëndësi të jashtëzakonshme.br br Nuk kanë munguar emocionet e studiuesve arbëreshë Matteo Mandala e Francesco Altimari, që kanë përshëndetur ngritjen e këtij instituti.br br Historiani i njohur, Pëllumb Xhufi, tha se me ngritjen e institutit do të hidhet më shumë dritë në veprën e Eqerem Çabejtbr br Nuk kanë munguar në ditën e përurimit edhe studiues nga Kosova. Drejtuesit Brikena Çabej dhe bashkëshorti i saj Gjergj Shiko, deklarojnë se ky institut është i pavarur nga administrata shtetërore dhe partitë politike.


User: Report TV

Views: 2

Uploaded: 2017-07-10

Duration: 02:52

Your Page Title