Fëmijët e “Zyber Hallullit” çelin ekspozitë me mbështetjen e Shoqatës së Konsujve

Fëmijët e “Zyber Hallullit” çelin ekspozitë me mbështetjen e Shoqatës së Konsujve

Subscribe në Ora News këtu br Pas një kursi intensiv në pikturë, fëmijët e institucionit të përkujdesjes ?Zyber Hallulli? çelën për publikun ekspozitën e tyre të parë. Iniciativa e Shoqatës së Konsujve të Nderit në Shqipëri nisi një vit më parë dhe gjatë kësaj periudhe në bashkëpunim me Galerinë e Arteve fëmijët ushtruan talentin e tyre përmes penelave dhe teknikave të ndryshme. ?Ngjyrat e Jetës?- është titulli i ekspozitës që pati qëllim promovimin e aftësive të vegjëlve dhe mundësinë për të mbështetur dhe dhuruar dashuri për fëmijët që jetojnë në këtë qendër rezidenciale.br Jeta nuk u ka dhënë shumë ngjyra, pasi rriten në shtëpinë e fëmijës ?Zyber Hallulli?, por falë një inisiative të shoqatës së konsujve të Nderit, fëmijët kanë hedhur në telajo ngjyrat që ua bëjnë atyre jetën të gëzueshme. Dhe siç e shihni janë plot dhe të larmishme.br Këto janë punimet e 20 vogëlushve të shtëpisë së fëmijës ?Zyber Hallulli?. Nga mesazhet e dashurisë, në mungesë të prindërve kushtuar mësuesve dhe edukatorëve deri tek peisazhet e mrekullueshme të ekspozitës së hapur në Galerinë e Arteve në Tiranë.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2017-07-10

Duration: 04:28

Your Page Title