Shopping night - Episodi 2/ sezoni 2

Shopping night - Episodi 2/ sezoni 2

Shopping Night Albania - Spektakli i modës së fundit!br Shopping Night është një lojë e vërtetë, e bazuar në stil e spektakël. Në çdo episod, tre konkurrentë do të gëzojnë qasje ekskluzive në një Qendër Tregtare, e hapur e tëra vetëm për ta. Qendra tregtare për sezonin e dytë është TEG. Sfiduesit do të kenë pak minuta në dispozicion për të gjetur veshjen e duhur për një rast të veçantë. Sfida do të jetë e hapur për çdo grupmoshë e gjini. Kush prej tyre do të dëshmojë shije, stil dhe sensin e modës, do të shpallet ylli i Shopping Night. Xhani Shqerra, një emër i njohur për publikun në fushën e televizionit, modës dhe dizajnit, është përkujdesur personalisht për autorësinë e këtij game show, bazuar në stil e spektakël. Moderatori i My Living do të jetë mikpritësi i konkurrentëve për t?i udhëzuar drejt zgjedhjes së duhur, ndërsa fituesi do të shpallet së bashku me dy personazhe Vip, të njohur për stilin e tyre apo angazhimin profesional në botën e modës. Një format i cili rreket të edukojë shijet e të japë disa leksione bon toni për sa i përket kodit të veshjes.br Takimi me Shopping Night do të jetë çdo të hënë në orën 21:00 në Living HD.


User: TringDigitalTV

Views: 10

Uploaded: 2017-07-10

Duration: 55:27

Your Page Title