Hiqet sekuestro e pasurisë së Alfred Pezës

Hiqet sekuestro e pasurisë së Alfred Pezës

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka vendosur këtë të mërkurë heqjen e sekuestros për pasurinë e deputetit Alfred Peza.br br Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur në muajin Prill sekuestron për pasurinë e Pezës dhe bashkëshortes së tij. Gjykata bllokoi 1 të aksioneve që kanë një vlerë prej 113 milionë lekë të reja, të bashkëshortes së tij në një bankë të nivelit të dytë.br br Por, vendimi i Apelit e hedh poshtë vendimin e Gjykatës për Krime të Rënda, megjithëse sipas hetimit të Prokurorisë, familja Peza nuk justifikon nga kjo shumë një vlerë prej 84 milion lekësh të reja.br br Peza u zgjodh deputet i Partisë Socialiste në vitin 2013, kur u largua nga gazetaria. Në një prononcim të mëparshëm ai tha se nuk po hetohej si politikan, por si gazetar. tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2017-07-10

Duration: 00:49

Your Page Title