Shqiptarët, mes 10 aplikantëve për azil në BE

Shqiptarët, mes 10 aplikantëve për azil në BE

Shqipëria mbetet në dhjetë vendet kryesore me numrin më të madh të aplikantëve për azil në BE. Kjo sipas të dhënave të raportit vjetor të Zyrës Europiane të Mbështetjes për Azilin në Bruksel për situatën e azilit në Bashkimin Europian në 2016. Vendet kryesore pritëse të azilantëve janë Gjermania, Italia, Franca, Greqia dhe Austria.br br "Nga 1,3 milionë aplikantë për azil në Bashkimin Europian në 2016, Siria kryeson në listën e vendeve të origjinës, duke përbërë më shumë se 13 e të gjitha aplikimeve. Siria vazhdon të mbetet vendi kryesor i origjinës së aplikimeve për azil në BE, që prej 2013. Në vendin e dytë renditet Afganistani ndërkohë që në vendin e tretë renditet Iraku. 10 vendet me numrin e aplikantëve më të mëdhenj për 2016 përfshijnë Pakistanin, Nigerinë, Iranin, Eritrean, Shqipërinë, Rusinë dhe Somalinë", thotë Barbara Celis, përfaqësuese e EASO.br br Muajt e parë të 2017 tregojnë një rënie krahasuar me të njëjtën periudhë në tre vitet e e shkuara. Në raport nënvizohet fakti se në 2016 - ën, më shumë se 65 mijë të mitur të pashoqëruar aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në BE që përbëjnë 37 më pak se në 2015.


User: RTV KLAN

Views: 6

Uploaded: 2017-07-10

Duration: 01:02

Your Page Title