Report TV - Fushë-Krujë, i bie paleta me tulla në kokë, vdes punëtori

Report TV - Fushë-Krujë, i bie paleta me tulla në kokë, vdes punëtori

FUSHE KRUJE- Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën, pasi aksidentalisht e ka zënë poshtë një paletë me tulla.br br Altin Citozi 27-vjeç po punonte në ndërtimin e një pallati në lagjen ?Kastrioti? kur rreth orës 09:00 të ditës së sotme i ka rënë në kokë paleta me tulla nga një lartësi e konsiderueshme.br br Goditja ka qenë fatale për të riun, i cili ka humbur jetën menjëherë, ndërsa policia ka nisur hetimet për kushtet e sigurisë në punë.br br Punëtori ka humbur jetën si pasojë e mungesës së kushteve të sigurimit teknik në punë.br br 27-vjeçari ishte babai i një fëmije, ndërsa gjendja ekonomike e familjes ishte e vështirë, pasi babanë e kishte invalid dhe në gjendje të rëndë shëndetësore.br br Ai punonte prej disa muajsh për ndërtimin e pallatit për të siguruar jetesën, por fatkeqësisht sot humbi jetën.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2017-07-10

Duration: 00:45

Your Page Title