AKU, kontrolle bizneseve në Shëngjin - News, Lajme - Vizion Plus

AKU, kontrolle bizneseve në Shëngjin - News, Lajme - Vizion Plus

Sitna e verës përveç temperaturave tepër të larta, i vendos qytetaret përballë dilemës, se çfarë duhet të konsumojnë për të qenë të sigurt. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur kontrollet duke u ndalur veçanërisht ne zonat bregdetare.Gjatë kontrolleve të produkteve ushqimore në zonën e Shëngjinit, specialistet e AKU-së kanë kryer kontrolle ne restorante, si dhe subjektet e tjera në këtë zonë. Sipas Tom Kadelit inspektor pranë AKU ne Lezhe, vetëm gjate muajit qershor janë marre 7 masa administrative dhe këto inspektime do te vijojnë per gjate gjithë verës.Vitet e kaluara ka patur raste ku disa biznese kanë neglizhuar kushtet higjeno-sanitare duke shkaktuar probleme ne shëndetin e qytetareve.


User: VizionPlusAlbania

Views: 2

Uploaded: 2017-07-10

Duration: 01:12

Your Page Title