Prezanton platformën - Selami, demokratëve: Do jem një lider perëndimor, vendosim meritokracinë

Prezanton platformën - Selami, demokratëve: Do jem një lider perëndimor, vendosim meritokracinë

Subscribe në Ora News këtu br Eduard Selami i njohu demokratët e Lezhës me platformën e tij që e cilësoi si fituese dhe konfirmoi se nga kjo garë, Partia Demokratike do të dalë më e fortë. Ai premtoi afrimin e partisë tek vlerat e qendrës së djathtë. Eduard Selami e quajti problemin më të madh në Partine Demokratike, mungesën e demorkacisë së brendshme dhe premtoi vendosje të meritokracisë dhe respektim të rregullave të lojës.br Ish-kryetari i Partisë Demokratike deri ne vitin 1995, Eduard Selami, pas 22 vitesh kërkon sërish mbështetjen e demokratëve për tu rikthyer në drejtimin e partisë më të madhe të së djathtës.br Fushatën Selami e ka nisur në qytetin e Lezhës, ndërsa ka theksuar se humbja e thelle në 25 qershor nuk vjen si rezutat i strategjisë së PD-së ne javët apo muajt e fundit, por është një problem edhe me i thellë. Mungesa e demokracisë së brendshme është themelore për krizën që ka Partia Demokratike, sipas tij.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2017-07-10

Duration: 02:26

Your Page Title