Denoncimi - BOOM: Punonjësi i bashkisë i merr me “dhunë” 400 m tokë qytetarit në Berat

Denoncimi - BOOM: Punonjësi i bashkisë i merr me “dhunë” 400 m tokë qytetarit në Berat

Subscribe në Ora News këtu br Emisioni BOOM trajtoi mbrëmjen e sotme një tjetër konflikt pronësie. Petraq Melëngu, banor i fshatit Bilsh të Beratit denoncoi zaptimin e 400 metrave tokë nga inxhinieri i bashkisë Berat Artur Çepani.br Melëngu është pronar i 4 mijë metrave tokë truall në këtë fshat, të cilat i ka me certifikatë pronësie nga zyra e Hipotekës.br Por Artur Çepani pretendon se matjet janë kryer gabim dhe ka spostuar kufirin ndarës, duke u futur 400 metra në pronën e Melëngut.br Ndërkohë topografi i njësisë administrative të Velavishtit i jep të drejtë zotit Mëlëngu, duke deklaruar se matjet janë bërë në bazë të hartës së dalë nga zyra e regjistrimit.


User: Ora News Emisione

Views: 12

Uploaded: 2017-07-10

Duration: 29:59

Your Page Title