Ora News – Turizëm në errësirë, zona e Thethit prej një jave pa energji elektrike

Ora News – Turizëm në errësirë, zona e Thethit prej një jave pa energji elektrike

Subscribe në Ora News këtu br Prej më shumë se 1 jave në Theth energjia elektrike shkon me orar të kufizuar, për shkak të një defekti në Hidrocentralin e Ndërlysaj i cili ndodhet në këtë zonë, e që mundëson furnizimin me energji elektrike për fshatin turistik.br Denoncimin e bëjnë vetë banorët e Thethit të cilët përmes një mesazhi të dërguar në redaksinë e ?Ora News? thonë se kanë prej disa javësh pa energji elektrike, pikërisht në kulmin e sezonit turistik.br ?Sot ne Theth ka me shum se 1 mijë turistë të huaj dhe po na shkaterrohet biznesi dhe jeta? shkruan Ndoc Gjeçaj, i cili ka bujtinën e tij në këtë zonë turistike dhe pret turistë nga e gjithë bota.br Problemin e pranojnë edhe drejtues të OSHEE Shkoder, të cilët deklarojnë se defekti i ndodhur në këtë Hidrocentral në zonën e thellë malore po riparohet dhe pritet që brenda pak ditësh të kthehet energjia elektrike në Theth.br Aktualisht si zgjidhje po i jepet energji zonës nga një rrjet i dytë por për shkak të amortizimit dhe pamundësive të tjera, furnizimi kryehet me orare të reduktuara.


User: Ora News Lajme

Views: 4

Uploaded: 2017-07-10

Duration: 00:53

Your Page Title