Ora News – Shpërthen impianti i gazit në një fast food tek Inxhinieria e Ndertimit

Ora News – Shpërthen impianti i gazit në një fast food tek Inxhinieria e Ndertimit

Subscribe në Ora News këtu br Një subjekt privat që ushtronte aktivitetin e fast food është shkatërruar plotësisht pas shpërthimit të një bombole gazi brenda ambienteve të tij.br br Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit të së shtunës në rrugën Muhamet Gjollesha në kryeqytet pranë fakultetit të inxhinierisë së ndërtimit.br br Shpërthimi i bombolës së gazit ka qenë i fuqishëm duke shpjeguar edhe dëmtimin e madh të shkaktuar në katin e parë të pallatit ku ndodhej ky aktivitet privat.br br Ndërsa janë dëmtuar kolonat kryesore të ndërtesës dhe dy automjete të parkuara pranë biznesit privat. Të tronditur prej shpërthimit në katin e parë të pallatit janë edhe banorët që jetojnë në katet e sipërme të cilët tashmë shprehin shqetësimin për rrezikun shembjes së pallatit.br br Si shkak i shpërthimit mësohet se ka qenë rrjedhja e gazit dhe brenda ambienteve të subjektit dhe më pas si pasojë e nxehtësisë së krijuar nga pajisjet elektrike në këto ambiente ka favorizuar shpërthimin.


User: Ora News Lajme

Views: 4

Uploaded: 2017-07-10

Duration: 01:09

Your Page Title