Ora News – Rama-qytetarëve: Denonconi eksperiencat negative në zyrat e shtetit (me emra)

Ora News – Rama-qytetarëve: Denonconi eksperiencat negative në zyrat e shtetit (me emra)

Subscribe në Ora News këtu br Kryeministri Edi Rama kërkon nga qytetarët që të ndajnë eksperiencat negative të tyre në zyrat e administratës shtetërore.br Kreu i qeverisë kërkon edhe emra konkretë drejtuesit a punonjësish të zyrave përkatëse. Rama thotë se çdo njeri i zakonshëm duhet të ngrejë zërin.br Rama:br EKSPERIENCA JUAJ NEGATIVEbr Shumëkush prej jush ka të paktën një eksperiencë negative, të jetuar apo të dëgjuar nga familjarë a miq, në zyrat e shtetit. Do t?i isha falënderues kujtdo prej jush që do ta ndante një eksperiencë të tillë këtu. Nëse do të kishte edhe emra konkretë drejtuesish a punonjësish të zyrës përkatëse, edhe më mirë akoma.br Për të bashkëqeverisur me sukses në katër vitet e ardhshme është shumë e rëndësishme që çdo njeri i zakonshëm, të ngrejë zërin kur del i pakënaqur apo, ende më keq, i fyer nga një zyrë shteti. Platforma e Bashkëqeverisjes SHQIPERIA QE DUAM, e cila do t?ju jepet për gjykim në formë paraprake në fillim të javës, do të sigurojë lidhjen tuaj direkte me kabinetin qeveritar, edhe për rastet e eksperiencave negative në zyrat e shtetit.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2017-07-10

Duration: 01:02

Your Page Title