Ora News ndjek inspektimet për hapjen e kondicionerëve në linjat urbane

Ora News ndjek inspektimet për hapjen e kondicionerëve në linjat urbane

Subscribe në Ora News këtu br Gjatë verës kur termometri shënon rreth 40 gradë celsius, udhëtimi me autobusët urban pa kondicionerë është një ndër problematikat më të mëdha të qytetarëve të cilët e kanë denoncuar këtë përmes aplikacionit ?Tirana ime?.br Agjencia e mbrojtjes së konsumatorit, institucioni përgjegjës për kontrollin e shërbimit të transportit qytetas ka nisur intensivisht inspektimet në transportin publik për kushtet e udhëtimit, kondicionerët, frekuencat dhe etikën e punonjësve. Ora News ndoqi nga afër inspektimin e një grupi kontrollorësh në disa linja që operojnë ne Tiranë.br Në dy muajt e fundit, kontrollorët e transportit publikë kanë vendosur 98 gjoba kryesisht për mos ndezjen e kondicionerëve.br Agalliu: Me ajrin e kondicionuar, firmat kanë pasur abuzime të shumta. Si rezultat i masave administrative të marra nga ana jonë, kanë arritur që shumica e tyre të ndezin kondicionimet. Gjatë dy muajve të parë janë vendosur 98 gjoba, të cilat kanë qenë për probleme të ndryshme si vonesat, pastërtia dhe kondicionimi i cili është problemi i ditës.br Estref Agalliu, kontrollori i transportit publik në Bashkinë e Tiranës u shpreh se përmes sistemit të pikëzimit me të cilin po operon ky shërbim, Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorëve në rast të shkeljeve të përsëritura propozon edhe heqjen e licencës.


User: Ora News Lajme

Views: 2

Uploaded: 2017-07-10

Duration: 02:52

Your Page Title