Report TV - Fushata në PD, Selami e Basha përplasen për lidhjet me Soros

Report TV - Fushata në PD, Selami e Basha përplasen për lidhjet me Soros

Dy kandidatët që garojnë për kreun e PD, Basha dhe Selami kanë shkëmbyer replika në lidhje me marrëdhëniet e tyre me organizatën e Sorosit.br br Gjatë prezantimit të platformave respektive para demokrateve korçare, njeri prej tyre i ka pyetur të dy kandidatët se cili ishte pozicioni i tyre në raport me Sorosin.br br Selami është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me këtë organizatë, ndërsa fakti, që bashkëshortja e tij punon për fondacionin e Xhorxh Soros, nuk ka asnjë ndikim në vendimmarrjen e tij.br br Edhe Basha ka mohuar të ketë lidhje me multimiliarderin duke e konsideruar organizatën e tij si mbështetëse të socialistëve dhe Ramës.br br Selami-Bashës: Ke marrë bursë nga Sorosbr Selami i ka kërkuar Bashës të tregohet i sinqertë dhe të tregoje, që bursën në Holandë e ka marrë pikërisht nga Sorosi.br br Madje, Basha dhe Grida Duma, ka vijuar Selami e kane falenderuar publikisht Xhorxh Sorosin për mundësinë e studimeve dhe për këtë ka edhe filmime.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2017-07-10

Duration: 00:48

Your Page Title