Problem për pushuesit - Ksamil, ujërat e zeza mbysin me erë të keqe rrugët e qendrës

Problem për pushuesit - Ksamil, ujërat e zeza mbysin me erë të keqe rrugët e qendrës

Subscribe në Ora News këtu br Pusetat e ujërave të zeza në qendër të Ksamilit lëshojnë erë të keqe saqë po largojnë pushuesit nga banesat dhe hotelet e zonës. Banorët ankohen për Ujësjellësin që ka lënë hapur pusetat, por drejtori Sheme Luloi thotë se faji për erën e keqe është i vetë banorëve që kanë kryer lidhje të paligjshme të ujërave të zeza. Ai premtoi ndërhyrje për pastrimin e rrjetit.br Sezoni turistik është në muajt e pikut, dhe Ksamili është mbushur me pushues vendas e të huaj, por nuk mungojnë problematikat që i detyrojnë ata të largohen.br Kështu, në qendër të Ksamilit, banorët ankohen për erën e keqe sidomos në orët e pasdites që sipas tyre vjen nga pusetat anës rrugës.


User: Ora News Lajme

Views: 4

Uploaded: 2017-07-12

Duration: 02:21

Your Page Title