Report TV - Lufta PS-PDIU për mandatin e Tiranës, KQZ do hapë kutitë

Report TV - Lufta PS-PDIU për mandatin e Tiranës, KQZ do hapë kutitë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur gjatë mbledhjes së sotme të hapë disa nga kutitë e materialeve zgjedhore, pas kërkesës së PS dhe PDIU, të cilat kanë të dyja pretendime për mandatin e 34 në Qarkun e Tiranës. br br Vendimi i KQZ është marrë në unanimitet të plotë, me shtatë votat e anëtarëve. Hapja e kutive dhe rinumërimi i votave të 72 kutive, do të zhvillohet nesër në orën 10:00 në ambientet e KQZ-së. br br Sipas kërkesave ankimore të cilat u pranuan nga institucioni i administrimit të zgjedhjeve, PDIU kërkon hapjen e 49 kutive të votimit, ndërsa PS 23 të tilla. br br Ne nisjen e mbledhjes se përfaqësuesit e PDIU-se dhe PS-se kërkuan qe te shtohet numri i Qendrave të Votimit qe duhet te numërohen, pasi sipas tyre ka mospërputhje mes pamjeve filmike dhe shifrave ne tabelat e rezultateve.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2017-07-12

Duration: 01:51

Your Page Title