Operacion antikanabis në Shkodër, asgjësohen mijëra bimë - News, Lajme - Vizion Plus

Operacion antikanabis në Shkodër, asgjësohen mijëra bimë - News, Lajme - Vizion Plus

Në zonën e Shkodrës u gjetën dhe asgjësuan 1785 bimë kanabis sativa. Operacioni u zhvillua në dy zona në Bjeshkët e Shoshit dhe në fshatin Pult.Vizion Plus ka mundur të sigurojë pamjet nga momenti i ndërhyrjes forcave te policisë. Në të parin u gjetën dhe u asgjësuan 397 bimë kanabis sativa. Ndërsa në të dytin, 1388 bimë. Policia po punon për kapjen e kultivuesve.Edhe në Kukës janë asgjësuar 120 rrënjë bimë narkotike ndërsa është proceduar në gjendje të lirë nje inspektor i shërbimit pyjor për ?Moskallëzim i krimit?. Policia e shtetit vijon operacionin masiv antikanabis në të gjithë territorin e vendit, nga ajri e toka.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2017-07-13

Duration: 00:57

Your Page Title