Report TV - Aksioni për vjedhjen e makinave zbuloi 1.3 ton drogë në Kavajë

Report TV - Aksioni për vjedhjen e makinave zbuloi 1.3 ton drogë në Kavajë

Një aksion për të identifikuar makinat e vjedhura ka rezultuar në një superaksion kanabisi.br br Efektivët e policisë teksa u nisën për të zbuluar makina të vjedhura, zbuluan sasinë prej 1.3 ton drogë në Kavajë, e cila do transportohej drejt Italisë.br br Burime të Report TV nga Policia e Shtetit thanë se ka qenë një patrullë e zakonshme e cila kishte për detyrë zbulimin e makinave të vjedhura. Kur patrulla ka parë që në drejtim të saj po vinin një makinë tip fuoristradë dhe një furgon, atëherë u kanë bërë shenjë atyre të ndalojnë. Por të dyja makinat që ishin mbushur me 1.3 ton drogë, nuk kanë ndaluar duke vijuar rrugën.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2017-07-15

Duration: 01:17

Your Page Title