Report TV - Droga në Kavajë, dëshmia e tre të arrestuarve: Humbëm rrugën

Report TV - Droga në Kavajë, dëshmia e tre të arrestuarve: Humbëm rrugën

Prokuroria për Krime të Rënda, në bazë të hetimeve paraprake, ka dhënë detaje rreth lëndës narkotike të sekuestruar tre ditë më parë në Kavajë. Gjatë një operacioni të policisë u kapën 1350 kg lëndë narkotike.br br Prokuroria bën me dije sot se ka siguruar të dhëna të cilat krijojnë dyshime të arsyeshme për përfshirjen e 5 personave të ndaluar me urdhër të prokurorit.br br Ndërkohë, Prokuroria bën me dije se gjatë dëshmisë, tre të ndaluarit, Kejvi Hajdari, Joni Sadikaj dhe Roland Hysenbelliu, kanë deklaruar se ishi nisur nga Tepelena në drejtim të Kavajës për të drekuar, por kanë humbur rrugën në zonat rurale.br br Pasi kanë ndeshur një partullë policie në rrugë, ata kanë ndaluar dhe i kanë pyetur për rrugën, por në këtë moment janë shoqëruar nga policia.


User: Report TV

Views: 8

Uploaded: 2017-07-16

Duration: 01:42

Your Page Title