Ora News – Plagosja e trefishtë në Shkodër, avokati i autorit: Ka probleme mendore

Ora News – Plagosja e trefishtë në Shkodër, avokati i autorit: Ka probleme mendore

Subscribe në Ora News këtu br ?Arrest me burg? dha gjykata e shkallës së parë Shkodër për 25 vjeçarin Aurel Ahi, i akuzuar për vrasje në rrethana cilësuese e mbetur në tentative, si dhe armë mbajtje pa leje, ndërsa mbetën të plagosur 3 përsona në qënder të qytetit.br Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura dhe mësohet se i riu nuk ka folur asnjë fjalë përpara trupit gjykues, por ka qënë avokati i tij mbrojtës ai që ka kërkuar fillimisht ekzaminimin psiqik të klientit të tij. Ai e ka argumentuar këtë kerkese me faktin se 25 vjeçari ka probleme mendore, dhe krimi është kryer në këto kushte. Përtej kerkeses se mbrojtjes, trupi gjykues la në fuqi kërkesën e organit të akuzës, duke vlerësuar kështu të ligjshëm arrestimin në flagrancë dhe duke caktuar masës e sigurisë, atë të arrestit në burg.br Ahi në gjykatë preferoi të mos flasë, duke ndjekur strategji tjetër me dëshminë e dhënë përpara oficereve të policisë gjyqësore në komisariatin e Shkodres. Atje ai deklaroi se me objektivin e atentatit 32- vjecarin Toni Lisi kishte konflikte dhe debate prej kohesh ndërsa mesditen e së Shtunes kishte vendosur ta ekzekutonte duke e qëlluar plot 8 herë. Sipasojë e plumbave edhe dy kalimtarë mbeten të plagosur lehtë, ndërsa 32 vjecari mori 6 plumba në trup. Aktualisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2017-07-18

Duration: 01:45