Bllokimi i autobusëve nga Kosova, Dako: Krijojnë trafik - News, Lajme - Vizion Plus

Bllokimi i autobusëve nga Kosova, Dako: Krijojnë trafik - News, Lajme - Vizion Plus

Nëse zgjedh të kalosh fundjavën në zonën e plazhit të Durrësit, shpesh përballesh me një trafik të ngarkuar për shkak të mbërritjes së autobusëve me pushues nga Kosova.Kjo ka detyruar autoritetet të mos lejojnë kalimin e tyre në rrugën Pavarësia, çka ka sjellë pakënaqësi tek vizitorët.Por kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, sqaroi se autobusët me targa të Kosovës ndalojnë vend e pa vend, duke krijuar kaos në trafik, ndaj është parë e arsyeshme të mos lejohet të qarkullojnë në rrugën kryesore të plazhit.Dako u ndal edhe tek siguria në plazhe, duke theksuar se Bashkia u ka kërkuar operatoreve turistike, që të pajisin ambientet që administrojnë, me roje bregdetare.Shumë pushues kanë vënë në dukje sigurinë e pakët në plazh, e po ashtu edhe probleme me shërbimet ambulatore.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2017-07-19

Duration: 01:20

Your Page Title