Ora News – Veliaj: Propozim qeverisë të nisë verifikime për cilësinë e kaburantit

Ora News – Veliaj: Propozim qeverisë të nisë verifikime për cilësinë e kaburantit

Subscribe në Ora News këtu br Pas publikimit të raportit të AKM-së për nivelin e ndotjes për vitin 2016, ku Tirana rezultonte qyteti më i ndotur, ka reaguar edhe kryetari i bashkisë Erion Veliaj. Duke qenë se karburanti është një nga ndotësit kryesorë të mjedisit, Veliaj tha se i ka propozuar qeverisë të nisë një kontrroll të rreptë për cilësinë e karburantit.br Bashkia e Tiranës i ka propozuar qeverisë të nisë menjëherë kontrollin e cilësisë së karburantit, si një nga shkaktarët kryesorë të ndotjes në kryeqytet.br Deklarata vjen nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, një ditë pas publikimit të raportit për nivelin e ndotjes për vitin 2016 nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, ku kryeqyteti rezultonte më i ndoturi në rang vendi.br Erion Veliaj: Me një kërkesë që ne i kemi bërë qeverisë qëndrore ne duhet të shikojmë menjëherë cilësinë e karburantit që përdoret në Tiranë. Kjo lloj ndotje nuk është pluhuri, nuk të sëmur pluhuri i dherave dhe gjithë punëve që bëhen në Tiranë, të sëmur në fakt ajo që del nga marmita e makinës.br Për sa i përket ndotjes akustike, kryetari i Bashkisë Veliaj tha se do t?i propozohet qeverisë kalimi i kompetencave nga Ministria e Mjedisit për pushtetin vendor, në mënyrë që të ushtrohen kontrolle periodike dhe të reduktohet niveli i zhurmave.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2017-07-21

Duration: 01:27