Ora News - PD zgjedh kryetarin, Selami: Garë e pabarabartë, Basha: Partia do dalë më e fortë

Ora News - PD zgjedh kryetarin, Selami: Garë e pabarabartë, Basha: Partia do dalë më e fortë

Subscribe në Ora News këtu br Plot 104 mijë anëtarë të PD-së janë thirrur të marrin pjesë në votim për të shprehur verdiktin e tyre se kush duhet ta drejtojë Partinë Demokratike në 4 vitet në vijim.br br Votimi i nisur në orën 08:00 mbyllet në orën 19:00. Kandidatët Lulzim Basha dhe Eduard Selami, votuan në qendrën e votimit të ngritur në selinë e PD-së. br Kandidati për kryetar të PD-së Eduard Selami, menjëherë pas votimit, hodhi sërish dyshime mbi procesin. Sipas tij, kjo ëshë një garë e pabarabartë, por pavarësisht kësaj ai tha se demokratëtë do të dinë të zgjedhin kryetarin e duhur si modelin më të mirë. Selami iu përgjigj edhe kritikëve të Bashës të cilët një ditë më parë kërkuan nga demokratët bojkotimin e këtyre zgjedhjeve.br Ndërsa për kryetarin e ngrirë të PD-së Lulzim Basha, I cili synon një mandattë dytë, procesi është I qetë dhe pa probleme. PD dhe demokratët sipas tij do të dalin më të fortë e të bashkuar nga kjo garë dhe gati për t'u kthyer në forcë e vetme që përfaqëson të ardhmen.br Zgjedhjet për kryetarin e PD, ashtu sic paralajmëruan një ditë më parë, u bojkotuan nga kritikët e Bashës. Astri Patozi I bëri thirrje kryetarit të ngrirë Lulzim Basha që të heqë dorë nga farsa elektorale, ndërsa Besnik Mustafa dhe Ridvan bode u bënë thirrje demokratëve të mos bëhën pjesë e këtyre zgjedhjeve.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2017-07-22

Duration: 01:42

Your Page Title