Ora News - Rama: Në shtator-tetor fillojnë shoshitjet e para të gjykatësve dhe prokurorëve

Ora News - Rama: Në shtator-tetor fillojnë shoshitjet e para të gjykatësve dhe prokurorëve

Subscribe në Ora News këtu br Në shtator nis pastrimi i drejtësisë. Ky ishte paralajmërimi i kryeministrit Edi Rama gjatë dëgjesës më të fundit në Shkodër, ku shumë qytetarë denoncuan eksperiencat e tyre negative në zyrat e shtetit.br Rama u premtoi se do të bëjë verifikimet për secilin dhe do të marrë masa për zgjidhjen e problemit.br Rama: Ju e dini shumë mirë që ne kemi një mandat që luftojmë për reformën në drejtësi, më në fund ka filluar proçesi i vettingut. Në shtator-tetor do të fillojnë dhe shoshitjet e prokurorëve dhe gjykatësve dhe do të fillojnë dhe rezultatet. Por nuk është një gjë që rregullohet sa hap e mbyll sytë. Janë 27 vjet mbrapshti.Kush thotë që kjo rregullohet sa hap e mbyll sytë gabon.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2017-07-24

Duration: 02:41

Your Page Title