Ora News – Veliaj zbulon planin e investimeve: Ja si Tirana do ketë 24 orë ujë të pijshëm

Ora News – Veliaj zbulon planin e investimeve: Ja si Tirana do ketë 24 orë ujë të pijshëm

Subscribe në Ora News këtu br Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj sigurioi sërish qytetarët se brenda 5 viteve të ardhshme kryeqyteti do të ketë ujë të pijshëm 24 orë dhe për këtë publikoi edhe planin e investimeve të hartuar nga UKT me ndihmën e USAID-it.br Në dëgjesën e zhvilluar me këshilltarët e LSI dhe PS në Këshillin Bashkiak për të argumentuar dhe shpjeguar propozimin për çmimin e ri të ujit, Veliaj deklaroi se e vetmja mundësi për të rritur investimet dhe për t?i siguruar Tiranës ujë të pijshëm është marrja e këtij vendimi. ?Orari i shërbimit ka qenë me 7 orë ujë kur e la Basha, sot jemi me 13 orë ujë në ditë. Maksimumi që kemi arritur të bëjmë është rritja me 85 e furnizimit me ujë. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër si të rrisim investimet. Shumica prej nesh kur hapim çezmën ka ujë. 90 e Tiranës nuk e kupton kur mungon uji sepse kanë depozitat. Në zonat e tjera nuk mund t?i heqim depozitat se këto e sigurojnë 24 orëshin. Në Bovillë bëjmë klorinim sipas parametrave evropiane. Në pallate cilësia e ujit dëmtohet në depozita. Por, pyetja është: nëse duam 24 orë ujë të pijshëm, dy janë mundësitë, ose të shpikim diçka që se ka bërë askush ose të shohim kush e ka shpikur rrotën. Dy janë shembujt, Korça dhe Pogradeci që ofrojnë 24 orë ujë të pijshëm, por qytetarët aty paguajnë 99 dhe 95 lekë sot?, tha Veliaj.br Kreu i Bashkisë së Tiranës paraqiti para këshilltarëve edhe planin e investimeve që parashikohen të kryhen për të bërë të mundur që pas 5 vitesh Tirana të ketë 24 orë ujë pa ndërprerje në rubinet, duke theksuar se për të bërë të mundur këtë është e nevojshme marrja e një kredie prej rreth 120 milionë euro, ndërsa një pjesë tjetër të investimeve do të përballohen me të ardhurat e vet UKT-së.


User: Ora News Lajme

Views: 2

Uploaded: 2017-07-25

Duration: 01:53