Zbardhet dëshmia e Mirald Metallarit

Zbardhet dëshmia e Mirald Metallarit

?E vrava babain pasi me goditi me grusht pasi derdha karrocën me llaç?br Prokuroria për krimet e Rënda kërkon që për Mirald Metallari të caktohet masa e sigurisë arrest me burg. 21-vjeçari dy ditë më parë vrau babain dhe plagosi nënën e tij në shtëpinë e tyre ne Bathore. Heteusit kanë marrë dëshminë e autorit te krimit i cili ka sqaruar se shkak për vrasjen është bërë derdhja e një karroce me llaç. Pas këtij momenti viktima Miftar Metallari e ka goditur me grusht. Në këtë Miraldi hyn në banesë ku ndodheshin dhe dy motrat e tij duke marrë armen e shërbimit të babait, pasi ishte punonjës policie. Fillimisht ai ka qëlluar ndaj të emës Nuries pasi ajo tentoi ta ndalojë. Ndërkohë, i ati, Miftari, ishte duke ardhur në drejtim të Miraldit, ky i fundit ka hapur zjarr edhe ndaj tij duke zbrazur të gjithë fishekët që kishte në karikatorin e pistoletës. Më pas autori sqaron në dëshmi se ka shkuar te e ëma, të cilët e ka marrë në makinë me qëllim dërgimin në spital. Me vete ka patur edhe armën e krimit. Ai është nisur për në Spitalin e Traumës, ku në hyrje është arrestuar nga policia, ndërsa të plagosurën e kanë dërguar në urgjencën e spitalit. Në deklarimin e tij ky autori thekson se armën ua ka dorëzuar punonjësve të policisë. Ndërsa ka shpjeguar se nuk ka patur konflikte te mëparshme me babain dhe gjithçka ka ndodhur në çast..


User: RTV KLAN

Views: 2

Uploaded: 2017-07-26

Duration: 01:12