Ora News – Kroaci, pritet tjetër vendim për Ismail Morinën

Ora News – Kroaci, pritet tjetër vendim për Ismail Morinën

Subscribe në Ora News këtu br Gjyqtari Pero Miloglav në Dubrovnik ka konfirmuar vendimin e kolegëve të tij për rastin e Ismail Morinës, duke deklaruar se vendimi përfundimtar do të merret nga Gjykata Supreme në Zagreb.br Morina, i cili tri vite më parë ngriti dronin me flamurin e Shqipërisë etnike në stadiumin e Beogradit, së shpejti mund të ekstradohet në Serbi.br Vendimi paraprak i ekstradimit është marrë nga Gjykata e Dubrovnikut, por çështja do të shkojë në në një gjykatë më lart, ndërkohë që autoritetet shqiptare i kanë dërguar një sërë kërkesash autoriteteve të Kroacisë për të mos lejuar ekstradimin e tij me pretendimin se do të ketë persekutim politik ndaj 35 vjeçarit.br Nëse Gjykata Supreme refuzon vendimin e Gjykatës së Dubrovnikut, atëherë çështja mund të rishqyrtohet sërish. Gjyqtari shpjegon për ?Novosti?, se vendimin përfundimtar i ekstradimit duhet ta marrë ministri i Drejtësisë i Kroacisë, Davor Bosnjakovic.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2017-07-30

Duration: 01:21