Korçë, flakët kërcënojnë parkun “Rinia” - News, Lajme - Vizion Plus

Korçë, flakët kërcënojnë parkun “Rinia” - News, Lajme - Vizion Plus

Tete vatra zjarresh janë regjistruar gjate orëve të fundit ne zona te ndryshme te vendit. Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile raporton se zjarret janë shfaqur ne Berat, Durrës, Elbasan, Vlore dhe Gjirokastër.Një zjarr ka rene ne kurorën e gjelbër të parkut Rinia në qytetin e Korçës.Flakët rrezikuan gjithë sipërfaqen e parkut. Sipas policisë dyshohet per zjarrvënia të jete e qëllimshme.Menjëherë në vendngjarje kanë shkua forcat e rendit, zjarrfikëset, si edhe shërbimet e emergjencave civile të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe shmangien e dëmeve.Policia e Korçës thotë se ka shoqëruar për këtë ngjarje disa persona në komisariat.Thuajse ne te gjitha qarqet ka pasur probleme nga zjarret. Dhjetëra hektarë me pyje e shkurre, por edhe ullishte e vreshta janë shkrumbuar. Shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e ushtrisë vijojnë të jene ne gatishmëri për të ndërhyrë.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2017-07-30

Duration: 01:17

Your Page Title