Dy shqiptarë arratisen nga burgu në Itali

Dy shqiptarë arratisen nga burgu në Itali

Dy shqiptarë arritën të arratisen nga burgu i Civitavecchia-s.br br Ata janë Roland Dajlani 33 vjeç dhe Lekë Luca 42 vjeç.br br Dy shqiptarët po vuanin dënimin për veprat penale të grabitjes dhe rrëmbimit.br br 33-vjeçari Roland Dajlani është një person edhe me precedentë të tjerë penalë. Në janar të vitit 2016 ai u dënua për shpërndarje droge, pasi u kap me 38 gr kokainë.br br Gjykata dha 3 vjet heqje lirie për shqiptarin, duke e kthyer vendimin në arrest shtëpie.br br Rreth mesditës së të dielës, dy të burgosurit arritën të thyejnë sistemit e sigurisë së burgut. Mësohet se Dajlani dhe Luca u arratisën nga oborri ku të dënuarit bëjnë shëtitjet e zakonshme.br br Pasi çanë gardhin rrethues, ata arritën të kapërcenin edhe murin e burgut e më u zhdukën, duke u larguar ne dy drejtime te ndryshme.br br Alarmi anti-arratisje u ndez menjëherë, rojet e burgut nisën të kontrollonin zonën përreth, por më kot. Policia angazhoi edhe një helikopter, por nuk mundi të bjerë në gjurmët e të arratisurve.br br Mediat në vendin fqinj thonë se autoritetet e përjashtojnë mundësinë që shqiptarët të kenë pasur ndihmë nga jashtë.


User: RTV KLAN

Views: 12

Uploaded: 2017-07-30

Duration: 01:04

Your Page Title