Ora News – Itali, dy të dënuar shqiptarë arratisen nga burgu. Ja rruga që ndoqën

Ora News – Itali, dy të dënuar shqiptarë arratisen nga burgu. Ja rruga që ndoqën

Subscribe në Ora News këtu br Dy të burgosur shqiptarë kanë mundur të arratisen nga kompleksi i ri i burgut në komunën e Civitavecchias në provincën e Romës. Ata janë Leke Luca 42 vjeç dhe Roland Dajlani 33 vjeç dhe janë arratisur rreth orës 14:30 të së dielës. br Dy të burgosurit shqiptarë nuk janë dënuar për krime të rënda por për grabitje dhe nuk është hera e parë që janë dënuar nga drejtësia italiane.br Duke analizuar pamjet e marra nga telekamerat e mbikqyrjes dy të burgosurit kanë kapërcyer murin rrethues në zonën e ajrimit. Njëri prej tyre në momentin e arratisjes ishte i zhveshur në pjesën e sipërme të trupit.br Hetimet e para të pamjeve të marra nga telekamerat e sigurisë flasin se dy të burgosurit shqiptarë nuk kanë pasur bashkëpunëtorë të tjerë që i kanë ndihmuar në arratisjen e tyre.br Sapo janë gjendur jashtë murit rethues të burgut, dy të arratisur janë ndarë duke u larguar në drejtime të ndryshme. Sipas imazheve njëri prej tyre është larguar në drejtim të zonës së bregdetit, ndërsa tjetri drejt territorit të Aurelias.


User: Ora News Lajme

Views: 2

Uploaded: 2017-07-30

Duration: 04:11

Your Page Title