Report TV - Situata e zjarreve, EC: 5 vatra zjarri gjatë 24 orëve në të gjithë vendin

Report TV - Situata e zjarreve, EC: 5 vatra zjarri gjatë 24 orëve në të gjithë vendin

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 5 vatra zjarri në vendin tonë kryesisht në pyje dhe kullota në qarkun e Tiranës, Vlorës, Gjirokastrës dhe Elbasan.br br Specialistët e Emergjencave Civile janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin.br br Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.br br Qarku Tiranëbr Në fshatin Zhuri, Njësia Administrative Ndroq, bashkia Tiranë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Shërbimi vendor i MZSH Tiranë së bashku me banorët e zonës kanë shkuar në vendngjarje dhe pas një pune intensive kanë mundur të shuajnë zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 3 ha me shkurre dhe ferra.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2017-07-31

Duration: 01:21

Your Page Title