Report TV - Mbetjet në Kamëz, banorët në protestë, Mziu refuzon t'i takojë

Report TV - Mbetjet në Kamëz, banorët në protestë, Mziu refuzon t'i takojë

Qytetarët e Kamzës dhe përfaqësues të shoqatave ambientaliste, kanë protestuar mëngjesin e kësaj të hëne përpara Bashkisë së Kamzës, kundër hedhjes së mbeturinave dhe djegies së tyre në lumin e Tërkuzës.br br Protestuesit kanë ndërmarrë edhe një peticion, ndërsa kanë kërkuar takim me kryebashkiakun Xhelal Mziu por ky i fundit i ka refuzuar, duke vendosur dy kushte për ta, të jenë banorë të Kamzës dhe të kenë paguar taksën e pastrimit. Ata u futën në ambientet e hollit të Bashkisë Kamëz, por janë ndaluar nga punonjës të Policisë Bashkiake.br br Pas këtij momenti, banorët kanë dalë nga ambientet e bashkisë dhe kanë bllokuar për disa minuta Bulevardin qendror të Kamzës. br br Qytetarët protestojnë prej disa ditësh pasi djegia e mbetjeve rrezikon të sjellë një katastrofë mjedisore në zonën përreth. Ankesat e banorëve janë se djegia e mbetjeve përhap erën e rëndë aq sa ata e kanë të pamundur të hapin dyert dhe dritaret e shtëpive. br br Ata kërkojnë marrjen e masave nga Bashkia për të gjetur zgjidhje për trajtimin e mbetjeve në vende të përshtatshme larg zonave të banuara.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2017-07-31

Duration: 03:17

Your Page Title