Ora News - Hapet konkursi për drejtuesit e Hipotekave, vetting për punonjësit

Ora News - Hapet konkursi për drejtuesit e Hipotekave, vetting për punonjësit

Subscribe në Ora News këtu Të gjithë drejtuesit e zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Pauajtshme do ti nënshtrohen një konkursi i cili do të përfundojë në fund të muajit gusht. Lajmin e bëri publik Blerina Doracaj, kryeregjistruesja e Tiranës një një dalje për mediat, e cila tha se procesi do të zgjasë një muaj dhe përzgjedhja do të bëhet nga një grup i posaçëm.br Blerina Doracaj: Shprehem se situata është dramatike dhe ka nevojë për përmirësime rrënjësore. Në të gjitha dëgjesat që ka bërë kryeministri, refreni ka qenë ZRPP. Për ecurinë e punës dhe situatën e çdo zyre është hartuar një informacion dhe i është paraqitur kryeministrit pa fshehur asgjë. Mbi bazën e kësaj analize fillestare të situatës kam kërkuar që të gjithë drejtuesit e zyrave vendore të futen në një garë për të merituar nderin për ti shërbyer qytetarëve. Regjistruesit do të zgjidhen kundrejt një procedure të hapur e cila do të përmbyllet në fund të muajit gusht. Për këtë do të ngrihet një grup punë për përcaktimin e rrepta dhe ngushtësisht teknike për aplikuesit për regjistruesit në të gjithë zyrat vendore.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2017-07-31

Duration: 01:46