Ora News – Emergjencat: Ndërhyrja e VIVA për të shpëtuar jetën e banorëve

Ora News – Emergjencat: Ndërhyrja e VIVA për të shpëtuar jetën e banorëve

Subscribe në Ora News këtu br Helikopteri i kompanisë VIVA si dhe stafi i kualifikuar kanë nisur herët në mëngjes operacionin për shuarjen e flakëve të rëna në malin e Dajtit.br Prej orës 4 e 30 minuta dhe për rreth dy orë është punuar pa pushim për të vënë nën kontroll flakët që kanë kërcënuar zonën, duke dhënë një kontribut të madh në reduktimin e sipërfaqes së përfshirë nga flakët si dhe vënien nën kontroll të tyre. br Në orën 06:00 po të mëngjesit, helikopteri Viva është nisur drejt fshatit Dukat ku prej dy ditësh flakët kanë kërcënuar jo vetëm masivin me pyje por dhe zonat e banuara.br Puna intensive ka vijuar menjëherë sapo helikopteri ka mbërritur pranë Llogarasë, ku stafi tashmë me një eksperiencë të gjatë në operacione të vështira ka hedhur pa pushim ujë mbi zonat e përfshira nga flakët.br Kanë qenë emergjencat civile, të cilat pasi kanë vlerësuar bashkëpunimin gjatë muajit të shkuar, kanë kërkuar që helikopteri i kompanisë Viva të niset për shuarjen e flakëve në zonën e quajtur shkalla e Tujanit në Tiranë dhe më pas në Qarkun e Vlorës.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2017-08-03

Duration: 01:49