Report TV - Përmbaruesit akuza bankave: Ju po sfidoni shtetin e ligjet

Report TV - Përmbaruesit akuza bankave: Ju po sfidoni shtetin e ligjet

Ndryshimi i tarifave të shërbimit përmbarimor me firmën e dy ministrave teknikë të PD-së, Gazmend Bardhit dhe Helga Vukatj, ka përfshirë në një sherr publik shoqatën e bankave me atë të përmbaruesve privatë.br br Pas akuzave që shoqatat e bankave kanë bërë duke i quajtur tarifat abuzive, kanë reaguar përmbaruesit privatë.br br Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë, nëpërmjet një deklarate për shtyp, thotë se Shoqata Shqiptare e Bankave po kërkon të ushqejë opinionin publik me disa informacione abuzive me qëllime të rrezikshme.br br Përmbaruesit rendisin disa argumente kundër bankave, ku ndër të tjera thonë:br br Së pari, Kuvendi i Shqipërisë, ministrat e qeverisë shqiptare dhe Presidenti i Republikës janë organe që me aktet e tyre krijojnë sovranitetin tonë shtetëror, i cili nuk mund të diskutohet apo goditet nga përpjekje apo pozicione të cilat, duket qartë se kërkojnë të krijojnë një sovranitet tjetër - ?sovranitetin bankar?.br br Së dyti, Shoqata Shqiptare e Bankave nuk gëzon sot legjitimitet juridik për të kundërshtuar ligjërisht realitetin e ri të tarifave të reja të shërbimit përmbarimor, pasi këtë nuk ia ka dhënë asnjëherë ligjvënësi. Këto qëndrime ne i konsiderojmë si sfidë serioze ndaj sovranitetit shtetëror.br br Së treti, Pretendimet e Shoqatës Shqiptare të Bankave, se tarifat e shërbimit përmbarimor janë rritur në atë masë sa do të krijojnë një ?barrë shtesë për qytetarët dhe taksapaguesit? janë aq të pabaza dhe të pamoralshme, sa qindra - mijëra rastet e abuzimit bankar që lidhen pikërisht me ta.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2017-08-06

Duration: 02:17