Report TV - Zbardhet kontratat e byzylykëve kompania nuk bën dorëzimin

Report TV - Zbardhet kontratat e byzylykëve kompania nuk bën dorëzimin

Kanë kaluar 4 ditë nga afati zyrtar që Ministria e Drejtësisë u kishte lënë tre kompanive që prodhuan 300 byzylykë të mbikëqyrjes elektronike me vlerë 2 milionë euro, për t?i kthyer ato pranë këtij institucioni.br br Në përfundim të afatit, kompanitë nuk i kanë kthyer këto pajisje në ministri, por në një shkresë dërguar Bardhit në 31 korrik e cilësojnë kërkesën si presion dhe me qëllime korruptive. br br Report Tv ka zbardhur kontratën mes ministrisë dhe kompanisë për byzylykët dhe aktin e Shërbimit të Provës në Ministrinë e Drejtësisë që ia dorëzon kompanisë.br br Report Tv zbardh kontratën e byzylykëve: Shërbimi në ministribr Zbardhet kontrata mes Ministrisë së Drejtësisë dhe bashkimit të tre operatorëve që do të sillnin 300 byzylykë me vlerës 2 milionë euro për mbikëqyrjen e personave me precedentë penalë.br br Report TV siguron një kopje të kontratës, në të cilën në asnjë rast nuk thuhet që kompanitë prodhuese duhet të mbajnë byzylykët. Në kontratë specifikohet se i gjithë shërbimi do të kryhet në Ministrinë e Drejtësisë.br br I vetmi rol që kompanitë kanë pas dorëzimit të materialeve, është se ato bëjnë montimin e tyre në këmbën e të proceduarit, në prani të një punonjësi të shërbimit të provës.br br Pra, kontrata nuk thotë që këto byzylykë administrohen nga tre kompanitë. Por pavarësisht se kontrata mes ministrisë nuk e thotë këtë, Drejtoria e Shërbimit të Provës, në varësi të Ministrisë së Drejtësisë, në 11 prill ka nënshkruar këtë akt dorëzimi, përmes të cilit i jep 300 byzylykë bashkimit të tre operatorëve ekonomike: Soft Solution, Fastech dhe Ratech.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2017-08-07

Duration: 02:29