Report TV - Çudi në Berat, mjeku kardiolog shërben dhe si gjinekolog

Report TV - Çudi në Berat, mjeku kardiolog shërben dhe si gjinekolog

E vështirë situata në Spitalin Rajonal të Beratit. Të sëmurët kronikë, presin me orë të tëra në temperatura të larta dhe në kushte aspak të përshtatshme vizitën tek mjeku kardiolog.br br Ky i fundit, krejtësisht i vetëm në spital, i duhet të përballojë mbi 100 vizita në ditë.br br ?Këtu nuk ka mjekë të tjerë. Kemi ore që presim në vapë të sëmurë. Të vish nga Poliçani këtu në Berat, vdes. Nuk ke më fuqi të presësh. Nuk as stola për tu ulur. Edi Rama duhet të marrë masa të sjellë mjekë në Berat e jo ti lirë mjekët të ikin jashtë?, janë disa nga reagimet e pacientëve.br br Por kardiologu Julian Ranxha, me gradën doktor shkencash, të befason kur shprehet se çfarë i duhet të përballojë gjatë një dite pune në këtë spital. Përveç profilit të tij si doktor zemre, atij i duhet të bëjë edhe gjinekologun me gratë shtatzëna që kërkojnë ndihmë mjekësore.


User: Report TV

Views: 5

Uploaded: 2017-08-10

Duration: 00:36

Your Page Title