Report TV - Skandali, ministri teknik i PD mbron gjyqtaren e korruptuar

Report TV - Skandali, ministri teknik i PD mbron gjyqtaren e korruptuar

Ministri teknik i Partisë Demokratike në krye të Ministrisë së Drejtësisë, Gazment Bardhi, ka votuar kundër propozimit të kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, e dënuar me katër vite burg për korrupsion, dënim ky i konvertuar në tre vite shërbim prove.br br Në mbledhjen e datës 17 korrik të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pikërisht disa ditë pas dënimit të gjyqtares, ministri i Drejtësisë Gazment Bardhi, i cili është edhe anëtar i KLD, është pozicionuar kundër shkarkimit të gjyqtares, me pretendimin se një vendim i tillë nuk është në kompetencë të KLD. Sipas procesverbalit të votimit, i zbardhur nga Shqiptarja.com, përpos Gazment Bardhit, kundër propozimit për shkarkimin e Majlinda Andreas kanë votuar edhe anëtarët:br br Gjin Gjoni, Artan Broci, Ridvan Hado, Gerd Hoxha, Brunilda Kadi dhe Eneida Civici. Ndërkaq, pro shkarkimit të gjyqtares së dënuar për korrupsion, kanë votuar ish-kryetari i KLD, Bujar Nishani dhe anëtari i KLD Neritan Cena. Të dy palët, të pozicionuar në pole të kundërta, kanë paraqitur argumente dhe kundërargumente për të mbrojtur pozicionin e tyre.br br Por, me shumicë votash, KLD ka refuzuar shkarkimin e gjyqtares së dënuar, duke shënuar një tjetër akt të paprecedentë në drejtësinë shqiptare. KLD, i konsideruar si pjesë më e kompromentuar dhe e kalbur e drejtësisë së vjetër, ka vendosur edhe një herë të mbrojë korrupsionin në drejtësi, duke e lënë fatin e gjyqtares së dënuar në duart e Këshillit të Lartë Gjyqësor, organit të ri që do të zëvendësojë KLD. Sipas arsyetimit të shumicë së KLD, deri në ngritjen e KLGJ, gjyqtarët mund të bëjnë ç?të duan.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2017-08-12

Duration: 01:32