Kënd lojërash tek “Bajram Curri” - News, Lajme - Vizion Plus

Kënd lojërash tek “Bajram Curri” - News, Lajme - Vizion Plus

Projekti i Bashkisë së Tiranës për të ndërtuar kënde lojërash dhe hapësira çlodhëse në çdo lagje ka gjetur përkrahjen edhe të përfaqësive diplomatike të akredituara në vendin tonë. Ambasada e Çekisë iu bashkua nismës, duke dhuruar module të ndryshme lojërash për këndin e fëmijëve në sheshin ?Bajram Curri?.br br Teksa inspektoi fillimin e punimeve Erion Veliaj, u shpreh se ky kënd lojërash shënon fillimin e bashkëpunimit me ambasadat.br br Kryebashkiaku garantoi se edhe në gjysmën e dytë të mandatit, do të vijojë punën për ndërtimin e hapësirave sportive dhe çlodhëse për te vegjlit.br br Investimi për jetëzimin e sheshit ?Bajram Curri? parashikon rikualifikimin e zonës përmes shtimit të gjelbërimit, ndriçimit dhe ndërtimit të infrastrukturës çlodhëse edhe per te rriturit. Po ne njësinë 7 është planifikuar edhe ndërtimi i dy shesheve të tjera për ta transformuar tërësisht këtë zonë.


User: VizionPlusAlbania

Views: 1

Uploaded: 2017-08-13

Duration: 01:37

Your Page Title